Rreth Nesh

Home > Rreth nesh > Organet drejtuese

KËSHILLI I ADMINISTRIMIT

Është organi qëndror i shoqërisë administruese, i cili ka për detyrë të kontrollojë dhe mbikëqyrë në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e politikave tregtare dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë administruese. Ky organ do të kujdeset që shoqëria administruese të respektojë ligjet në fuqi, standardet e kontabilitetit dhe ato financiare si dhe të miratojë politikat financiare, të investimit, prospektin, etj.

Këshilli i administrimit ka në përbërje katër anëtarë si më poshtë:

 

Zj. Teuta Çinari: Anëtare e Këshillit të Administrimit

 

Znj. Çinari, aktualisht mban pozicionin e Drejtores së Departamentit të Thesarit pranë Bankës Amerikane të Investimeve. Ka një eksperiencë 20 vjeçare në sektorin Bankar, specifikisht në profilin e administrimit të produkteve të Thesarit e gjithashtu në hartimet dhe aplikimet e politikave të ndryshme të lidhura me profilin, si ajo e investimeve, likuiditetit, normave të interesit, vlerësimit të titujve etj.

Znj. Çinari është drejtuese/koordinuese në marrëdhëniet mes Bankës dhe Bankës së Shqipërisë në proceset e licencimeve apo zgjerimit të licencave të veprimtarive të fushës së Thesarit e më gjerë.

Znj. Çinari është diplomuar në vitin 2001 nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë në degën “Ekonomiks - Statistikë e aplikuar”.

 

Zj. Brikena Hoxha: Anëtare e Këshillit të Administrimit

 

Znj. Hoxha ka eksperiencë të gjërë në të drejtën publike dhe private në ShBA ku ka punuar si avokate në studio ligjore prestigjioze për çështje gjyqësore në lidhje me instrumenta financiare, krimin ekonomik, kontrata dhe shoqeritë (2005 – 2009). Në Shqipëri e Kosovë ka punuar me organizata ndërkombëtare duke dhënë konsulencë në hartimin e legjislacionit ekonomik, të drejtën administrative, në çështje gjyqësore etj. Znj. Hoxha është e licensuar dhe pranuar avokate në Dhomën e Avokatisë së Shtetit të New York-ut, SHBA. Që prej Tetorit 2015, ajo punon si Drejtore e Departamentit Ligjor, në Divizionin Ligjor dhe të Përputhshmërisë të Bankës Amerikane të Investimeve SHA. Znj. Hoxha është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në 2001 dhe zotëron një Master në Drejtësi (LL.M.) nga Universiteti i “Columbia”, Fakulteti i Drejtësisë, New York, SHBA (2003).

 

Z. Redi Hakani: Anëtar i Këshillit të Administrimit

 

Z. Hakani ka një eksperiencë 15 vjeçare në sektorin Bankar, fillimisht në Kontabilitet dhe më pas në profilin e Thesarit. Z. Hakani ka mbuluar detyrat e  Supervizort të Sektorit të Menaxhimit të Aktiv-Pasiveve në Bankën Amerikane të Investimeve Shak u ndër detyrat e përgjegjësitë kryesore, vend të rëndësishëm ka zënë veprimtaria me letrat me vlerë, më konkretisht investimet, monitorimi i impakteve në portofol të investimeve, aplikime të provave të rezistencës në terma likuiditeti e të normave të interesit, analiza të ecurive të normave të interesit, analiza produktesh, kërkim/analiza tregu, monitorim treguesish të brendshëm etj. Z. Hakani ka mbuluar funksionin e Administratorit të ABI Invest për një periudhë 2 vjecare.

 

Z. Hakani është diplomuar në vitin 2005 nga Universiteti i Tiranës, në degën “Financë”.

 

Z. Niko Kotonika: Anëtar i Këshillit të Administrimit

 

Z. Kotonika ka një eksperiencë të gjatë në fushën e thesarit, investimeve, menaxhimin e likuiditetit si edhe tregtimin e titujve. Përpara se të bashkohej me grupin ABI, z. Kotonika ka ushtruar për një kohë të gjatë funksionet e Drejtorit të Thesarit të Bankës NBG, si edhe Drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Gjatë kohës kur punonte për AMF, z.Kotonika ka drejtuar grupet e punës të ngarkuar për propozimin e kuadrit të ri ligjor në lidhje me fondet e investimeve dhe tregjet e kapitalit. Gjatë kësaj kohe Z.Kotonika ka marrë pjesë gjithashtu në trajnime të ndryshme në lidhje me tregjet e kapitalit dhe fondet e investimeve ku mund të përmendet trajnim pranë Komisionit të Titujve edhe Bursave (SEC) në SHBA etj. 

Z. Kotonika është diplomuar në Universitetin e  Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe që prej Shtatorit 2012, mban titullin CFA (Analist i Certifikuar Financiar) lëshuar nga Instituti CFA me bazë në Charlotesville, Virginia, SHBA.

Së fundmi z.Kotonika ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv pranë ABI BANK.