Rreth Nesh

Home > Rreth nesh > Misioni & vizioni

MISIONI & VIZIONI

Vizioni:
Të jemi një partner i besuar dhe i përzgjedhur për klientët tanë duke i mbështetur ata drejt përmbushjes së objektivave të tyre financiare duke ofruar oportunitet për të shtuar vlerë dhe për të diversifikuar investimet e tyre. Të jemi një punëdhënës i standardeve më të larta dhe të kontribuojmë pozitivisht për zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe të sipërmarrjeve të investimeve kolektive në vendin tonë.

Misioni:
Misioni ynë është të rrisim vlerën e investimeve të klientëve tanë duke duke realizuar kthime të kënaqshme nga investimi. Ne e realizojme misionin tonë me anë të zbatimit të strategjive tona të investimit duke u mbështetur gjithmonë në vlerat dhe parimet tona që janë integritet, përkushtim, pozitivitet, profesionalizëm, dhe sofistikim.

Manaxhimi profesional i aseteve dhe kultura jonë e punës mundëson realizimin e misionit tonë çdo ditë. 

Objektivat e shoqërisë administruese ABI INVEST SH.A:

  • T’u ofrojmë investitorëve një mënyrë investimi të qartë dhe transparente;
  • T’u japim investitorëve mundësinë për të vepruar së bashku, duke rritur avantazhet dhe mundësitë;
  • T’u ofrojmë investitorëve mundësi për diversifikimin e aseteve të tyre si dhe mundësi për përfitim në bazë të riskut;
  • Të edukojmë klientët tanë mbi mundësitë që ofrojmë dhe të rrisim gamën e produkteve në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;