Fondet e Investimit

Home > Fondet e investimit > Fondet e investimit

Fondi i Investimit ABI FLEX EURO

Fondi i Investimit ABI FLEX EURO

 

Fondi i Investimit ABI FLEX EURO është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë të hapur publike dhe i krijuar për një afat të përcaktuar. Fondi i Investimeve ABI FLEX EURO është licensuar më 30.06.2021 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe themeluar e menaxhuar nga ABI Invest SH.A.

Struktura e synuar e portofolit të investimeve të fondit do të jetë si mëposhtë:

10% të aseteve të fondit në ekuivalentë “cash”-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj;

55% ne Obligacione, të emëtuara nga shtetet anëtare të BE, vendet e tregjeve në zhvillim (emerging markets), Republika e Shqipërisë apo vendet e rajonit, si dhe obligacione të emëtuara nga shoqëri tregtare të pranuara për tregtim në tregjet e rregulluara të vendeve të zhvilluara si ,BE, SHBA, Zvicër, Britaninë e Madhe, Kanada, Australi apo vendet e paqësorit ose në tregjet e rregulluara të Republikës së Shqipërisë, vendeve të rajonit apo vendeve në zhvillim (emerging markets) në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Latine apo Azi, apo kuota ose aksione të sipërmarrjeve të tjera të investimeve kolektive të cilat investojnë aktivet e tyre në obligacione.

30% Aksione të shoqërive tregtare, kuota apo aksione të sipërmarrjeve të tjera të investimeve kolektive të cilat investojnë aktivet e tyre në aksione, pjesë përbërëse e bursave të vendeve të zhvilluara të tilla si BE, SHBA, Zvicra, Kanadaja,  Britania e Madhe, Australia apo vendet e  paqësorit ose vendeve në zhvillim (Emerging Markets)  në  Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Latine ose Azi;

5% Kuota apo aksione të sipërmarrjeve të tjera të investimeve kolektive të cilat investojnë aktivet e tyre në tregun e metaleve të cmuara të tilla si ari, argjendi, platini apo të tjera;

Në mënyrë që të arrihet qëllimi i investimit, fondi investon dhe synon të ndjekë një strategji fleksibël investimi, duke u pozicionuar në varësi të kushteve të tregjeve ndërkombëtare.

Avantazhet e Fondit të Investimeve:

Vlerë dhe Diversifikim: Fondet e Investimit ofrojnë kthime më të larta se sa produktet tradicionale bankare. Për më tepër, investitori diversifikon dhe rrit vlerën e aseteve të tij duke investuar në fond.

Menaxhim Profesional: Menaxherët e Fondit, përveçse me eksperiencën e tyre, janë gjithashtu të pajisur me burimet e duhura për të analizuar tregun dhe për të kryer investimet e duhura në kohën e duhur.

Likuiditet në Vazhdimësi: Ndryshe nga depozitat bankare, fondi i investimeve i jep investitorëve mundësinë për të shlyer kuota në rastet e nevojave për likuiditet. Në çdo rast tërheqjeje, investitori nuk humbet fitimin e akumuluar ndryshe nga thyerja e depozitës

Transparencë: Investitorët pajisen me një “username/përdorues” dhe “password/fjalëkalim” me anë të cilave ata mund të hyjnë në llogaritë e tyre në fond dhe të ndjekin në çdo moment ecurinë e investimeve të tyre dhe çmimin e kuotës së fondit. Shoqëria Administruese ABI INVEST SH.A. do të publikojë periodikisht në faqen e saj të internetit “newsletter” dhe të gjitha raportet financiare të nevojshme dhe të domosdoshme për investitorin.

Mundësi e Investimeve në shuma të vogla për fitime më të medha: Krahasuar me produktet standarde bankare si depozitat apo dhe bonot dhe obligacionet qeveritare, fondi nuk paracakton një interes në bazë të shumës së investuar por kthimi realizohet nga përfitueshmëria e instrumentave financiare/titujve në pronësi të fondit.

Hyrje dhe Dalje e thjeshtë: Fondi i Investimeve ABI FLEX EURO, nuk i ngarkon investitorëve të saj një tarifë për të hyrë apo për të dalë nga fondi.

Investitori nuk eshte subjekt aplikimi i komisioneve bankare ne rast te blerjeve apo shitjeve te kuotave te fondit, kjo ne rast se investimi dhe shlyerja e fondeve ne rast te shitjeve te kuotave kryhen nepermjet ABI Bank.

Ne rastin e investimit nepermjet bankave te tjera te nivelit te dyte, investitori do te jete subjekt i aplikimit te kushteve te tyre te punes ne fuqi.
 

Komisionet e mesiperme mund te jene subjekt ndryshimi sipas marrevjeshjeve mes shoqerise administruese dhe bankes depozitare.

 Të dhëna dhe karakteristika për Fondin e Investimeve ABI FLEX EURO:

  • Fondi nuk garanton një normë interesi të përcaktuar.
  • Kuotat e fondit emetohen në EURO.
  • Shuma minimale e investimit në fond është EUR 500.
  • Fondi nuk ngarkon tarife hyrëse dhe tarifë dalëse.
  • Tarifa e Administrimit është deri ne 2.00% e Vlerës Neto të Aseteve në bazë vjetore.
  • Fondi nuk është një depozitë dhe nuk sigurohet nga ASD.

Fondi u lançua më: 18 Tetor 2021

Periudha e Ofertës Fillestare: Periudha fillestare fillon më 18 Tetor 2021 dhe përfundon më 17 Nentor 2021. Gjatë periudhës se ofertës fillestare, çmimi i kuotës është EUR 100 dhe mbetet i pandryshuar përgjatë gjithë periudhës së ofertës fillestare.

Periudha e rekomanduar e investimit në fond: Në mënyrë qe investitori të përfitojë nga strategjia e investimit afatmesme dhe të ketë rezultate pozitive dhe kthim nga investimi të kënaqshëm, periudha e rekomanduar e qëndrimit ose investimit në fond është 10 vjet.

Banka Depozitare: Banka Depozitare është Banka e Pare e Investimeve Shqiperi SHA

Profili i Riskut:
Treguesi i riskut dhe përfitimit (SRRI) shprehet me anë të një numri të plotë, i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel risku nga 1 në 7. Fondi “ABI FLEX EURO” mbart një profil risku të nivelit 5, i cili konsiderohet mesatar/i larte. Kjo kategori e përbërë përkufizohet kryesisht nga të dhëna historike e tipologjike të bazuara tek volatiliteti i Fondit, e për rrjedhojë, projeksioni i ardhshëm i profilit mund të ndryshojë.

Gjithsesi, qëndrueshmëria e kategorisë së profilit të riskut nuk garantohet dhe mund të ndryshojë në të ardhmen.