Publikime

Home > Publikime > Njoftime

Njoftim për trajnimin për personat e autorizuar për shitje.

Në zbatim të Rregullores nr.198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim” agjentët e lidhur të fondeve të investimit do t’i nënshtrohen kurrikulës së trajnimit të përgatitur nga ABI Invest dhe e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si ofrues i aktiviteteve të kualifikimit profesional dhe edukimit në vazhdim për këtë kategori.

Ky trajnim është i detyrueshëm dhe do të zhvillohet nga data 27.03.2025 deri më 02.04.2025

Ky trajnim synon t’u japë mbështetje agjentëve shitës të fondeve të investimit, në mënyrë që procesin e shitjes ta zhvillojnë me transparencë, profesionalizëm dhe efikasitet. Pjesëmarrësit do të rifreskojnë dhe thellojnë njohuritë mbi fondet e investimit në përgjithësi, ndërsa më pas do të fokusohen te praktikat konkrete me fondet nën administrimin e ABI Invest. Kurrikula përbëhet nga 4 module; çdo agjent duhet t’i ndjekë të gjitha dhe të përfundojë me sukses testimin.